Që pas largimit nga muzika dhe përkushtimit ndaj fesë Islame, Fero Fera është gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes, ku vëzhgohet dhe komentohet çdo lëvizje e tij.

Tashmë thuajse çdo postim i reperit ka të bëjë me fenë që ai po i predikohet.
E duke qenë se ai tashmë ka hequr dorë nga muzika, madje i ka kërkuar fansave që të mos i dëgjojnë më këngët e tij, reperi duket se ështënë kërkim të një profesioni të ri,
Burimet për “Prive” kanë zbuluar se Fero i ka hyrë biznesit të kriptovalutave, pasi këtë e konsideron punë “hallall” në përputhje me parimet e fesë islame.
Kujtojmë se që pasi filloi t’i përkushtohej fesë islame, ai ndryshoi dhe emrin e tij. Fero tashmë do të quhet Khattab. Këtë gjë ai e bëri vetë të ditur nëpërmjet një postimi në InstaStory.

© Panoramaplus.al

