Familja Mbretërore është lënduar nga vendimi i Dukës dhe Dukeshës së Sussex për të hequr dorë nga statusi i tyre mbretëror.

Princi Harry dhe Meghan nuk u këshilluan me asnjë anëtar të familjes mbretërore kur bënë deklaratën e tyre personale në një postim në Facebook, raporton BBC.
Buckingham Palace nuk dinte asgjë mbi bërjen publike të lajmi pasi bisedimet për të ardhmen e tyre kishin filluar por ishin në faza shumë të hershme.
Pallati tha se ka shumë çështje të ndërlikuara për të kaluar përpara se vendimi të bëhet i formës së prerë.
Në deklaratën e tyre të mërkurën, Harry dhe Meghan thanë se morën vendimin pas shumë muajve reflektimi dhe diskutime të brendshme.
Ndërsa shtuan se duan të punojnë për t’u bërë të pavarur financiarisht.
Pavarësisht vendimit të çiftit, Harry do të mbetet i gjashti në radhën për fronin.
© Panoramaplus.al
