20 Gusht, 2021

Historia rrëqethëse e dy fëmijëve shqiptarë të rrëmbyer nga babai i tyre prek Georgina Rodriguez, ja gjesti që ka bërë partnerja e Cristiano Ronaldo


Historia e dy fëmijëve të mitur shqiptarë që u rrëmbyen nga babai i tyre ka prekur edhe modelen, Georgina Rodriguez.

georgina rodriguez Kristian Toska dhe Amantia Toska (2)

Partnerja e yllit portugez, Cristiano Ronaldo ka publikuar lajmin në rrjetin e saj social Instagram dhe u ka kërkuar 26.8 milionë ndjekësve të saj që ta shpërndajnë, në mënyrë që të bëhet e mundur gjetja e 11-vjeçarit, Kristian dhe 10-vjeçares Amantia Toska.

georgina rodriguez Kristian Toska dhe Amantia Toska

Në lajm thuhet se kanë nisur kërkimet për kapjen e babait të të miturve, i cili është zhdukur së bashku me fëmijët më 17 janar të këtij viti.

Familja shqiptare jetonin në Gjermani në momentin kur burri ka marrë fëmijët dhe është larguar nga banesa. Mësohet se ai është larguar në ishullin e Tenerifes, në Spanjë dhe po i mban dy të mitur të fshehur.

Kristian Toska Amantia Toska

Nëna e Kristian dhe Amantia, raportohet se është kërcënuar nga bashkëshorti i saj, i cili i ka thënë se nëse shkonte në polici do ta vriste atë, familjen e saj dhe fëmijët.

Policia gjermane ka nisur një hetim mbi rastin pas denoncimit të nënës, dhe tani është vënë në kontakt me autoritetet spanjolle duke kërkuar bashkëpunimin e tyre.

Një nga pistat e hetimit është që babai i dy fëmijëve të ketë udhëtuar qëllimisht nga Gjermania në Tenerife të Spanjës, ku mban të fshehur të miturit.

Shoqata “SOSdesaparecidos” kërkon bashkëpunim të qytetarëve për të gjetur të dy fëmijët, 11-vjeçarin Kristian Toska, i cili ka flokë ngjyrë gështenjë, sy kafe dhe mban syze optike. Ndërsa motra e tij Amantia Toska, është 10 vjeçe me flokë të gjatë, kaçurrelë dhe ngjyrë gështenjë.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al