18 Korrik, 2022

Historia më e rrezikshme e dashurisë në të gjithë Hollywood- The Weeknd dhe Lily Rose-Depp ndezin rrjetin


Lily-Rose Depp dhe The Weekend do të luajnë në një serial të ri të çmendur e plot të papritura për HBO dhe traileri tashmë ka ndezur rrjetin.

‘The Idol’ mban emrin seriali që është nga krijuesi i ‘Euphoria’, Sam Levinson dhe cilësohet si historia e dashurisë më “e sëmurë dhe e rrezikshme” e Hollywood. Modelja dhe vajza e Johnny Depp, Lily-Rose, kryeson kastin me Abel Tesfaye, i njohur si The Weeknd. Levinson do të jetë producent i serialit së bashku me The Weeknd dhe partnerin e tij, Reza Fahim.

Depp vjen në rolin e një ylli të ri popi që fillon një romancë me një pronar klubi misterioz në Los Angeles, i cili gjithashtu ndodh të jetë lider i një grupi kulti (Një grup shoqëror që përcaktohet nga besimet dhe ritualet e tij të pazakonta fetare, shpirtërore ose filozofike, ose nga interesi i tij i përbashkët për një personalitet, objekt ose qëllim të caktuar). “I vendosur në sfondin e industrisë së muzikës, seriali fokusohet te një lider, guru i një kulti të ditëve moderne, i cili krijon një marrëdhënie të ndërlikuar me një yll popi në rritje”, thuhet në përmbledhje.

Në trailer shfaqet edhe ylli korean i popit Jennie e ‘Blackpink’, si dhe këngëtari Troy Sivan. Vetë promoja sigurisht që do të tërheqë fansat e ‘Euphoria’ dhe premton një serial të ngjashëm me të dhe të mbushur me yje.

Në një moment të promos dëgjohet një zë që thërret: “Më shumë, më shumë, më shumë, orgji!” duke dhënë një ide për atë që duhet të presim. Ndërkohë, seriali do jetë edhe rreth përdorimit të drogës, aktiviteteteve të kultit dhe me shumë skena seksi.

Megjithatë, traileri duket se shkaktuar një lumë reagimesh në rrjetet sociale. “Bota nuk është gati për të parë Lily Rose Depp në ‘The Idol’”, thuhet në një postim në Twitter.

Ndërsa një tjetër kritik shtoi: “Kushdo që i tha Lily Rose Depp-it se ajo mund të ishte aktore, gënjeu dhe ju mund të thoni të njëjtën gjë për Abel-in më falni.”

Lily Rose Depp si Jocelyn…” tha një tjetër.

Një tjetër postim në Twitter thotë: “Dominimi i botës nga Lily-Rose Depp”.

 

© Panoramaplus.al