Ndoshta emri i Scotty Bowser nuk ju thotë gjë, por për të gjithë kuriozët, ai ka qenë zhigoloja më i famshëm i yjeve të Hollywood.

Scotty ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare.
Regjizori Matt Tyrnauer ka realizuar një dokumentar për historinë e tij: “Scotty and the Secret History of Hollywood (2017)”, bazuar në librin me kujtime të Boëser, “Full Service: My Adventures in Hollywood and the Secret Sex Lives of the Stars” (2012).

Katharine Hepburn, Rock Hudson, Lana Turner, Ava Gardner, Cary Grant, Randolph Scott, kanë qenë disa nga emrat e njohur të Hollywood-it, që kanë pasur marrëdhënie me Bowers.
Libri është shkruar pas qindra orë intervista ku Scotty ka treguar ‘mbrëmjet e nxehta’ të cilat përfundonin në orgji, me yjet e Hollywood në vitet ’40-’50.
Ai e filloi ‘punën’ si zhigolo në moshën 23 vjeçare, ku shkonte jo vetëm me aktore por edhe me aktorë. Në librin e tij ai shprehet se ka shkuar me 150 aktorë dhe aktore.

Deri në atë moment, të gjitha personat e famshëm për të cilët ai shkroi, kishin vdekur.
“Çfarëdo që të donin njerëzit, unë e kisha atë. Unë mund të bëja të gjitha fantazitë e tyre, realitet”, tregon ai në libër. “Kam heshtur gjatë gjithë këtyre viteve sepse nuk doja të lëndoja asnjë nga këta njerëz”, tha Bowers për “New York Times” pas botimit të librit të tij në vitin 2012.

© Panoramaplus.al

