
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kane qenë qendra e vëmendjes ditët e fundit, pasi kanë konfirmuar se janë martuar. Romanca e tyre daton që para dy dekadash, por asokohe ata i kishin dhënë fund lidhjes me anulimin e martesës.
Marrëdhënia e dy aktorëve të famshëm të njohur me nofkën Bennifer nisi në vitin 2002 duke i mahnitur fansat dhe tash kur çifti është sërish bashkë, dashuria e rinisur ka po të njëjtin efekt te publiku.
Fillimi i historisë së dashurisë

Gjithçka filloi në korrik të viti 2002, kur nisi historia e dashurisë së çiftit të njohur të Hollywoodit. Që atëherë fansat parashikuan se Affleck ishte i duhuri për J.Lo.
Lopez i konfirmoi publikisht thashethemet e fejesës në intervistën e saj me Diane Sawyer në nëntor të atij viti. Në atë kohë, këngëtarja tregoi me krenari unazën e fejesës duke thënë se ishte “gjëja më magjike që ka parë ndonjëherë”.
Aktori shpenzoi rreth dy milionë dollarë për unazën, kurse diamanti ishte në një nuancë rozë. Megjithatë, e gjithë ceremonia u anulua dhe fejesa u ndërpre. Çifti kaloi dy vite së bashku.
Me atë rast, këngëtarja e kishte përshkruar propozimin me fjalët : “Ishte tradicionale, por edhe shumë spektakolare, siç sigurisht do ta bënte Beni. Ishte shumë, shumë e bukur”.
Anulimi i martesës

Lopez dhe Affleck duhej ta bënin dasmën e tyre në shtator të vitit 2003, por ata e shtynë për shkak të vëmendjes së tepërt të medias që tërhoqi ceremonia e tyre.
Megjithatë, martesa kurrë nuk ndodhi dhe çifti e anuloi edhe fejesën në janar të vitit 2004 duke i dhënë kështu fund lidhjes së tyre.
Ben ra në dashuri me gruan e tij të ardhshme, Jennifer Garner, me të cilën u martua në vitin 2005 (dhe qëndroi i martuar deri në vitin 2018). Nga kjo lidhje, çifti u bënë prindër të dy vajzave dhe një djali.

Edhe Lopez nga ana tjetër, në të njëjtin vit që u nda me Benin, ajo u martua me yllin e muzikës latine, Marc Anthony, me të cilin lindi binjakët Max dhe Ema.
Më vonë, ndërsa jeta vazhdonte, të dy shpesh përmendnin marrëdhënien e tyre në intervista, si dhe e ruan miqësinë mes tyre.
Përsëri bashkë

Një ditë më parë Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë martuar! Burimet për TMZ kanë konfirmuar martesën e dy yjeve dhe Page Six ka marrë burime edhe më të sigurta (certifikatë martese) ku tregon se Benjamin Géza Affleck dhe Jennifer Lynn Lopez kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.
Affleck dhe Lopez u bënë sërish çift në fillim të vitit 2022 pas ndarjes së Jennifer dhe Alex Rodriguez, me të cilin ishte në lidhje katërvjeçare.
© Panoramaplus.al
