Aktori i njohur Dylan Sprouse dhe partnerja e tij Barbana Palvin e kanë kurorëzuar me martesë romancën e tyre 5-vjeçare.

Sipas gazetës lokale Boris Online dasma private u zhvillua në një kishë jashtë kryeqytetit hungarez të Budapestit, ku dyshja kishin ftuar një numër të madh personash.

Ishte kjo media e cila gjithashtu publikoi fotot e para të modeles me fustanin e nusërisë.
Barbana kishte veshur një vello të bardhë me një preje të thjeshtë dhe elegante në të cilin modelja dukej mahnitëse dhe duhej qartë që ajo po shkëlente nga lumturia.

Kujtojmë që kohë më parë gjatë një interviste për “V Magazin” modelja tha se dasma e tyre do të bëhet në Hungari, ndërsa duke qeshur tha se në të kundër prindërit do ta vrisnin atë.
“Është e pamundur që dasma të mos bëhet në Hungari, prindërit e mi do të më vrisnin”, tha Barbana.
© Panoramaplus.al

