Pas videos që tronditi të gjithë Shqipërinë, ku një grua e moshuar në dhunohet në azilin e të moshuarve në Pejë nga një infermiere, shkaktoi reagime të shumta nga personazhe të njohur për publikun.

Së fundmi ka reaguar dhe Morena Taraku e cila nëpërmjet disa postimeve në InstaStory i ka kujtuar stafit mjekësor dhe infermierëve “Betimin e Hipokratit”.
“Zhveshe atë uniformë se nuk të paska hije e mos i njollos edhe të tjerët. Ligji i Hipokratit nuk t’ka shti mu përbetu për dhunë as për dajak, as për dhunë psiqike të pacientëve, por t’ka shti me u përbetu deri në vdekje me kon ndihma e tyre. Ligji i Hipokratit nuk të ka bërë të bëtohesh për dhunë as për dhunë psiqike të pacientëve port të ka bërë të betohesh deri në vdekje për t’i ndihmuar”– shkroi ajo.


