Pasi u arrestua për prostitucion, Alban Dyrmishi është liruar nga qelia dhe tashmë gjendet në masën “arrest shtëpie”. Por duket se telashet për ish-konkurrentin e “Përputhen”nuk kanë fund.

Pas lirimit të tij, ai është ndeshur në një konflikt me pronaren e shtëpisë që kishte marrë me qira. Mesazhet me fyerje dhe akuza, ai i ka publikuar edhe në rrjetet sociale.

Situata mes të dyve është acaruar aq shumë, me akuza dhe ofendime, sa pronarja e shtëpisë i ka thënë se nuk duhet ta shqetësonte më. Ka qenë vetë konkurrenti ai që i ka publikuar mesazhet në rrjetet sociale, duke mos e fshehur revoltën.

29-vjeçari u arrestua, pasi policia zbuloi skemën e shfrytëzimit të prostitucionit. Dyrmishi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara vajza të reja.
© Panoramaplus.al

