Aktorja e humorit, Arjola Demiri ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto të realizuara në natyrë, ku shihet nën shoqërinë e deputetes së Kosovës, Adriana Matoshi dhe të dashurit të saj disa vite më të ri, futbolistin afrikan, Keith Groeneveld. Ata kanë marrë edhe fëmijët me vete e kanë udhëtuar larg qyteteve për të realizuar disa foto të bukura.

Mirëpo, një ndjekës nuk e ka pëlqyer faktin që Arjola ka udhëtuar së bashku me partnerin e Adrianës, duke e paragjykuar atë për shkak të ngjyrës së lëkurës.
“A edhe këtë të ziun po e merrni me vete ka po shkoni. A kujdes, se në bjeshkë ç’ka mund me ndodh. Tani ky zezaku merakli në shqiptarka ju qkyn dyjave”, shkroi ndjekësi aktores.

Arjolës nuk i ka shpëtuar ky koment, së cilit iu përgjigj publikisht: “S’ka ma viktima se shqiptarët, ma hipokrita e ma të pamoralshëm. Që je msu ti me çky gratë e shokëve të ngushtë, ky nuk është faji im, asht i joti… Merruni me punët e juja se jeni ba si ndrikulla llafazane se pak burra kanë mbetë në këtë botë”.

Personazhë të famshëm kanë marrë një nismë të bukur në nder të planetit tonë, i cili po përballet me fatkeqësi të ndryshme, siç është ajo e zjarreve që po shkatërron jo vetëm pyjet, por po merr edhe jetë njerëzish.
Në raportin e fundit të OKB-së për mjedisin, parashikohen vite më të nxehtë në vijim, prandaj nisma ka të bëjë me publikimin e fotove të realizuar në natyrë, aty ku mbizotëron gjelbërimi.


