18 Tetor, 2019

Hidhet në krahët e fansit, Lady Gaga bie nga skena (Video)


Një incident ka ndodhur me këngëtaren e njohur, Lady Gaga, ajo është rrëzuar nga skena gjatë performancës së saj në Las Vegas.

Ndërkohë që po këndonte, një fans e kishte ngritur në krahë dhe të dy bien nga skena.

Fansi i quajtur Jack, u ftua nga Lady Gaga për t’u ngjitur në skenë dhe ajo menjëherë u hodh në krahët e tij. Por ai humbi kontrollin dhe të dy përfunduan në tokë.

Kjo nuk pati lëndime dhe për çudinë e të gjithëve, këngëtarja dhe Jack u ngjitën sërish në skenë të dy.

 “Është e mahnitshme,”-tha Gaga. “Ne e duam njëri-tjetrin aq shumë saqë ramë nga kjo skenë e mallkuar. Ne ramë në krahët e njëri-tjetrit. Jemi si Jack dhe Rose nga Titanic. Mendoj se duhet të pi një çaj pas kësaj.”

Fansat u shqetësuan për mirëqenien e Gagas, pasi ajo vuan nga fibromialgjia, një gjendje reumatike si artriti që dëmton nyjet dhe shkakton dhimbje kronike.

Por këngëtarja i qetësoi të gjithë pas rënies.

“Çdo gjë është në rregull,”-tha ajo. “E vetmja gjë që nuk është në rregull është se kemi nevojë për disa shkallë për t’u rikthyer në skenë.”

Gaga e ngjiti Jack sërish në skenë dhe i kërkoi të gjithëve që të ishin të mirë me të.

© Panoramaplus.al