Gjatë ditës së sotme, këngëtari i njohur Alban Ramosaj feston ditën e tij të lindjes.

Dhe sigurisht në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar urimet e shumta nga ana e familjarëve, miqve dhe fansave të tij.
Edhe e motra, Beatrix Ramosaj ka publikuar në Instastory një foto të Albanit dhe ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të uruar ditën e tij të lindjes.

Në fotografinë e publikuar Albani duket nga performanca e tij në edicionin e 60-të të “Festivalit të këngës”, ku Beatrix e surprizuar nga produksioni i ‘BBV’ ishte pjesë e saj.
“Urime ditëlindje vëllait tim. E falënderoj Zotin çdo ditë që të ka sjell në jetën tim. Mbreti im, heroi im, gjithçka e imja. Të dua”,-ka shkruar këngëtarja.


© Panoramaplus.al

