5 Qershor, 2019

Heq dorë nga privatësia, bashkëshortja e Gaz Pajës publikon foto të reja nga dasma


Bashkëshortja e aktorit të njohur, Gaz Paja, Ira Seferi ka vendosur që të heqë dorë nga privatësia dhe të ndajë me ndjekësit e saj foto nga dita e saj e veçantë.

Ajo ka postuar në profilin e saj në “Instagram” disa pamje të papublikuara nga një shërbim fotografik për dasmën.

Ira ka publikuar dy foto ku shfaqet së bashku me Gazin dhe falënderon të gjithë ata që i kanë uruar në ditën e tyre më të bukur.

Më pas ajo postoi edhe një foto vetëm, ku duket një nuse shumë e hijshme me një fustan të bardhë voluminoz.

Madje Ira ka qenë e para që ka publikuar foton e parë si burrë e grua nga dita e saj e dasmës, më 1 qershor. “Të sapomartuar”, shkruante krahas fotos.

© Panoramaplus.al