17 Nëntor, 2022

Gent Hazizi pjesë e Big Brother Vip Albania 2/ Ja çfarë thotë aktori


Big Brother Vip 2” do të nisë së shpejti dhe menjëherë kanë nisur të përfliten emrat e konkurrentëve që mund të bëhen pjesë e shtëpisë.

Së fundmi, aktori Gent Hazizi, ka zbuluar gjithashtu nëse ka marrë një ftesë nga produksioni. “Më është bërë një ofertë të “Big Brother Vip 1” por e refuzova sepse për shkak të programeve që kisha, por nuk është se kam ndonjë ftesë, do mendohesha gjatë. Duhet të lësh shumë gjëra të tjera për të marrë pjesë në një format si “Big Brother”- tha ai.

Dhe këngëtari Altin Shira mori ftesë zyrtare për të qenë pjesë e “Big Brother VIP 2”. Në një mënyrë krejt të veçantë, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “E Diell” në “Top Channel”, ai u përball me ftesën e papritur në spektaklin që theu rekorde shikueshmërie.

Pas ftesës që iu bë në studio këngëtari qeshi dhe mendoi se ishte një shaka, por më pas u sqarua nga moderatorët. “Përtej shakasë është ftesë serioze, i kemi marrë të gjitha akreditimet. Ftesa është zyrtare”, u shpreh Ervin Kurti. “Ishte një ftesë e papritur, por duhet ta mendojmë. Jam 50 me 50”, u përgjigj këngëtari Altin Shira.

© Panoramaplus.al