Aktorja e njohur Julia Ormond ka akuzuar producentin Harvey Weinstein për ngacmim seksual.

Sipas disa dokumenteve të siguruara nga Page Six, në padinë e ngritur së fundmi ylli i “Legends of the Fall” pretendon se 71-vjeçari e ka sulmuar seksualisht atë pas një darke biznesi në vitin 1995.
58-vjeçarja pretendon se Harvey i tha asaj se ai do të diskutonte vetëm një projekt ‘në apartamentin e saj, ndërsa Ormond që Ëeinstein të vinte në apartamentin e saj, ku ai dyshohet se “u zhvesh lakuriq dhe e detyroi atë të kryente seks oral”.

Pas incidentit të supozuar, ylli i “Sabrina” thekson se ajo informoi agjentët e saj Kevin Huvane dhe Bryan Lourd për atë që kishte ndodhur.
Megjithatë, Ormond pretendon se këta të fundit e këshilluan atë që të mos fliste dhe nuk e mbrojtën më pas.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që pruducenti paditet për sulme seksuale ndaj aktoreve.
© Panoramaplus.al

