9 Shtator, 2022

Harry Styles bën reagimin ‘epik’ në mes të koncertit pas videos virale ku dukej se pështynte Chris Pane


Harry Styles ka reaguar gjatë koncertit të tij në New York duke u tallur me lajmet që qarkulluan në rrjet se ai pështyu mbi Chris Pine në festivalin e Venecias.

“Kjo është shfaqja jonë e 10-të në Madison Square Garden . Është e mrekullueshme, të kthehesh këtu”, u tha këngëtari britanik fansave të tij teksa hapi shfaqjen e tij “Love on Tour: Madison Square Garden Is Harry’s House”.

“Sapo shkova në Venecia për të pështyrë Chris Pine, por mos kini frikë, ne jemi kthyer!”.

Deklarata e tij shkaktoi brorohrima nga fansat për fituesin e Grammy-t.

Fansat kanë folur pa pushim për Styles që dyshohet se ka pështyrë në prehrin e Pine në një  video tashmë virale të bashkë-yjeve të “Don’t Worry Darling” në premierën e ‘Festivalit të Filmit në Venecia’ të hënën.

Në pamje, këngëtari u ul në sediljen bosh pranë Pine, i cili kishte regjisoren Olivia Wilde në anën tjetër.

Pasi këngëtari i “Late Night Talking” në dukje i hodhi pështymën aktorit 42-vjeçar, Pine ngriu në mes të duartrokitjes dhe i nguli sytë në prehërin e tij me një buzëqeshje.

Styles, nga ana e tij, shmangi kontaktin me sy me yllin e “Wonder Woman” në video, duke bërë me dorë pjesëtarët e tjerë të audiencës pas tyre.

Pas reagimeve të njerëzve, përfaqësuesi i Pine mbylli menjëherë teoritë , duke i quajtur ato “histori qesharake”.

“Kjo është një histori qesharake, një trillim i plotë dhe rezultat i një iluzioni të çuditshëm në internet që është qartësisht mashtrues dhe lejon spekulime të marra,”  tha përfaqësuesi për People.

“Për të qenë i qartë, Harry Styles nuk  e  pështyu Chris Pine,” vazhdoi përfaqësuesi. “Nuk ka asgjë tjetër veç respektit mes këtyre dy burrave, dhe çdo sugjerim ndryshe është një përpjekje e hapur për të krijuar dramë që thjesht nuk ekziston.”

© Panoramaplus.al