14 Dhjetor, 2018

Harrojeni Mimozën, ja bukuroshja që i ka vjedhur zemrën Adrian Gaxhës


Vetëm dy ditë më parë qarkulluan në rrjet foto dhe video të shumta ku dy këngëtarët e njohur Mimoza Shkodra dhe Adrian Gaxha po martoheshin bashkë.

Fillimisht fansat u habitën nga kjo ceremoni, ku të pranishëm ishin edhe shumë të ftuar VIP. Në fakt e gjithë kjo ishte një lojë, pasi “dasma” është bërë për një xhirim me rastin e festave të fundvitit, për emisionin e njohur të Labinot Gashit.

Gjithashtu edhe vetë Mimoza sqaroi gjithçka rreth fotove e videove që u publikuan në “Instagram”. Por tani “Iconstyle” ka zbuluar bukuroshen që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit Adrian Gaxha.

Bëhet e ditur se prej dy muajsh, ai është në një marrëdhënie me bionden seksi Sidorela Dauti, të cilën është përpjekur ta mbajë larg syrit të mediave.

Ndërkohë në profilin e saj në “Instagram”, Sidorela ka vendosur shkronjën “A”, duke vërtetuar edhe njëherë se ka nisur një lidhje me këngëtarin.

© Panoramaplus.al