28 Nëntor, 2018

Harrojeni bionde, Vesa Luma ka ndryshuar look dhe duket…


Këngëtarja shumë e njohur, Vesa Luma, ka uruar ditën e sotme në profilin e saj në Instagram të gjithë shqiptarët për festën e flamurit. E veshur së bashku me të birin me kostume tradicionale, këngëtarja i ka habitur të gjithë kur është shfaqur me një look të ri.

Këngëtarja e njohur Vesa Luma, nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e flamurit. Ajo shfaqet së bashku me të birin, të veshur me kostume tradicionale.

“Urime festën e 28 nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen!” – shkruan Vesa Luma.

Por përveç urimit dhe fotos së bukur me djalin, sytë na mbetën tek ngjyra e flokëve e këngëtares. Ajo duket se ka eksperimentuar me to, pasi në foton e publikuar në “Instagram”, Vesa shfaqet me flokët rozë dhe duket kaq ndryshe.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al