Me ardhjen e vitit 2019, këngëtarja e famshme shqiptare Bebe Rexha shprehu dëshirën e saj. Ajo dëshiron që këtë vit të gjej një burrë.

“Për burrin tim të ardhshëm: Të lutem eja edhe më gjej. Dhe të dua”, shkruante ajo në një postim në rrjetet sociale.

E kjo deklaratë nuk i ka shpëtuar kantautorit të dashur për publikun shqiptar, Flori Mumajesi, i cili i ka kthyer përgjigje Bebes. Këtë mesazh ai e ka postuar në “Instastory” e në të shkruhej: “Tak tak… Hape derën, jam unë Burri. Më shpejt se kaq nuk vija dot”.
Flori tani ka bërë një tjetër reagim, ku tregon se këngëtarja e famshme ka reaguar. Ajo e ka lexuar mesazhin, por ende nuk i ka kthyer përgjigje.

“E di që do thoni që nuk është e vërtetë, por ju siguroj që është e vërtetë. S’ka gjë unë prapë xhan.”- shkruan ai krahas fotos së bisedës me Bebe ku lexohet një “Seen”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
