13 Janar, 2020

Gwyneth Paltrow nxjerr në shitje një qiri që mban aromën e vaginës së saj


Gwyneth Paltrow ka nxjerr në shitje qirinj që mbajnë aromë si vagina e saj. Qiriri kushton 57 paund dhe është quajtur ‘This Smells Like My Vagina’.

Thuhet se mban erën e bimës barbaroza, frutit bergamot ( një lloj portokalli) dhe pemës së kedrit (familjes e bredhit dhe pishave).

“Ky qiri filloi si një shaka mes kompanisë së parfumeve Douglas Little dhe GP, të dyja po punonin me një aromë dhe thanë: Uhhh..kjo mban erë si një vaginë. Por që evoluoi në një aromë të këndshme, të mrekullueshme dhe seksi,”- thuhet në përshkrimin e qiririt në faqen e internetit të Goop.

“Doli se ishte një qiri i përsosur. Bëmë një provë dhe u shit brenda disa orësh,”- shtoi deklarata.

Goop është marka e aktores së famshme Gwyn, e cila ka tërhequr polemika që nga krijimi i saj në 2008.

Kompania ka krijuar promovuar produkte si avullorja vaginale dhe letra higjienikë prej 33 paund.

 

qiri

 

© Panoramaplus.al