Arjola Demiri publikoi dje në llogarinë e saj në Instagram disa foto në natyrë, ku shihej nën shoqërinë e deputetes së Kosovës, Adriana Matoshit dhe të dashurit të saj afrikan, futbollistit Keith Groeneveld. Këto imazhe u bënë shkak që ndjekësit të shfaqnin racizmin e tyre ndaj partnerit me ngjyrë të aktores së njohur.

Arjola i është përgjigjur të gjithëve sot me anë të një postimi në Instagram. Artistja ka ndarë me ndjekësit një foto të çiftit, Adrianës dhe Keith, dhe krahas saj ka shkruar: “Vëllau dhe shoku im që e dua shumë, Keith Groeneveld. Adriana Matoshi, deri në vdekje kundra gjithë botës dhe mullinjve të erës për lumturinë tënde dhe të të gjithë njerëzve që dua.”

Mirëpo, Demiri nuk e la me kaq. Ajo ka publikuar edhe dy foto të tjera, në të cilën shfaqen Rihanna dhe Denzel Washington. Aktorja tregoi se ata janë këngëtarja dhe aktori i saj i preferuar dhe janë njerëz me ngjyrë.
Për më tepër, artistja postoi në Instastory një foto të “feed-it” të Instagram-it të saj, ku shkroi: “Guxoni e kërkoni llogari pse i dua njerëzit me ngjyrë. Kam një listë shumë të gjatë me këto qenie të mrekullueshme”.

Ndërsa në një postim të dytë, Arjola shtoi: “Jam në një fazë të jetës që nuk i veshi ma shpirtit filtra me i pëlqy kërrkujt. Që s’kam nevojë me i tregu kërrkujt sa vlej, se morali asht personal dhe jo për masën. Se dashnia as shitet, as blihet.
3 gjana në jetë nuk mund të ndyhen: dashnia, ajri, drita.Të tjerat i kanë ndyh me kohë, Zoti pastë mëshirë për shpirtin dhe gojën e gjithsecilit”.

Ditën e djeshme, Demiri nuk ia përtoi një përgjigje ndjekësit që i komentoi: “A edhe këtë të ziun po e merrni me vete ka po shkoni. A kujdes, se në bjeshkë ç’ka mund me ndodh. Tani ky zezaku merakli në shqiptarka ju qkyn dyjave”.
Ajo i tha: “S’ka ma viktima se shqiptarët, ma hipokrita e ma të pamoralshëm. Që je msu ti me çky gratë e shokëve të ngushtë, ky nuk është faji im, asht i joti… Merruni me punët e juja se jeni ba si ndrikulla llafazane se pak burra kanë mbetë në këtë botë”.


