17 Qershor, 2023

Grupi i njohur muzikor “2Farm” do jetë pjesë e “Big Brother Vip 3”? Kastro Zizo habit me përgjigjen e tij: Kemi dy vjet që e mendojmë…


“2Farm” 20 vite më parë ishte një ndër bandat muzikore më të preferuara nga të rinjtë shqiptar.

Pavarësisht mungesës së madhe në treg, Kastro Zizo, Renan Berati (Mr Shvejk) dhe Red Mazi të cilët janë grupi i kësaj bande muzikore po bëjnë një rikthim fantastik.

Grupi ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Pardo My Friench”, ku folën më shumë për projektet e tyre muzikore.

Ata thanë se do të bëjën këngë verore, të cilat kanë një lloj sensacioni që të rinjtë të kërcejnë.

“Në rradhë të parë ne u rikthyem pak ditë më parë tek “Shqip-Hop Fest” me tre rimake dhe padyshim që ka një lloj sensacioni që janë më verore dhe mund të kërcehen.”-tha grupi muzikor.

E teksa u pyetën nga moderatorja se a do jenë pjesë e “Big Brother Vip”, Kastro Zizo u u shpreh se e ka menduar dhe është i gatshëm që të marrë pjesë në këtë reality show.

“Unë personalisht kam dy vjet që ‘vorbullohet’ por edhe në idetë e të treve ka qarkulluar, nëse Rei do të thoshte po, unë do të isha po direkt”, u shpreh Kastro Zizo.

© Panoramaplus.al