Kane Tanaka ka zgjatur rekordin e saj si personi më i vjetër në botë duke festuar 117-vjetorin e lindjes në një azil pleqsh në Fukuoka në Japoninë e Jugut.

Tanaka festoi ditëlindjen e saj të dielën së bashku me stafin e azilit dhe miqtë që ka zënë aty.
E moshuara, e cila lindi në 3 janar, pasi hëngri nga torta e saj e madhe për ditëlindje tha: “E shijshme, dua më shumë.”
Ajo u konfirmua vitin e kaluar si personi më i vjetër i gjallë në botë në moshën 116 vjeçare më 6 mars, sipas Guinness World Records.
Tanaka lindi para kohe në vitin 1903 dhe u martua me Hideo Tanaka në vitin 1922.
Ata kishin katër fëmijë së bashku dhe birësuan një fëmijë të pestë.


