Disa muaj më parë Dj i njohur shqiptar Sardi Shehu dhe partnerja e tij Jonisa Sinorukaj, u bënë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën një djalë që e quajtën Zais Denzel Shehu.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Sardi tregoi edhe projektet e tij më të fundit në aspektin professional dhe angazhimet jashtë vendit. Duke folur për kohën që i merr puna, ai shprehu se e gjithë barra për të rritur djalin i ka rënë Jonisës.
“Jam pak i ngarkuar, e gjithë barra i ka rënë mamasë. Edhe mërzitet ndonjëherë sepse shumicën e kohës nuk jam, jam gjithë kohë në lëvizje. Por mundohem që atë kohën që kaloj në Tiranë ta kaloj me ata.”– tha Dj Sardi për “Jo Vetëm Modë.”
Djali i tij Zais është tashmë 5 muajsh, dhe Sardi tregon se edhe ai është mësuar me axhendën e babait të tij të cilit i duhet të udhëtojë në vende të ndryshme larg familes.
“Zais është shumë mirë shumë i dashur, sikur e kupton që unë iki larg edhe sa jam në shtëpi nuk fle gjumë në orarin e vet do të lozi me mua. Më bozëqesh sikur më thotë “mos ik.”– tregoi Sardi.
Sa i përket planeve për një fëmijë të dytë, D ji njohur tha: Të them të drejtën unë kam dashur vajzë, mamaja donte djalë. Kur mora vesh që ishte djalë nuk u mërzita. Edhe një tjetër do e bëjmë, gocën do e bëj sesbën.

Pak kohë më parë, Sardi tregoi se i është dashur të largohet nga Shqipëria që kur djali i tij ishte vetëm 11 ditësh për shkak të punës. Ai e përshkroi si shumë të vështirë ndarjen nga i biri për një muaj pasi udhëtoi drejt Australisë por shtoi se Jonisa e ka ndihmuar shumë. “Sa të rritet edhe pak djalë, edhe do i marrë edhe ata me vete”– tha asokohe artisti sa i përket udhëtimeve të punës që janë të shpeshta.
“Gjithë bota mu shemb para tij”– kështu e ka përshkuar Sardi momentin kur mori të birin në krah, duke thënë se ishte ndjesia më e veçantë që e kuptoi vetëm kur e provoi. Sardi është shumë hermetik rreth jetës private dhe nuk preferon të ndajë foto nga jeta e tij personale në rrjetet sociale që dominohen nga postime për punën. E vetmja foto që Dj ka ndarë me ndjekësit në Instagram ka qenë ajo kur Zais erdhi në jetë.


