Një grua me sëmundje mendore është mbyllur nga një fermer për më shumë se 20 vite në shtëpinë e tij dhe e detyroi të kishte fëmijë me të. 70-vjeçari Dong gjithashtu e dhunoi rregullisht madje shiti dy prej fëmijëve të tyre.

Dong, i cili jeton në provincën Hebei në Kinën veriore, tha se ai e mori gruan me sëmundje mendore në shtëpi si bashkëshorten e tij pasi e gjeti në një fushë.
Burri pretendoi se gruaja nuk mund të fliste kur ai e gjeti dhe se ishte rrahur keq nga të tjerët.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.
Historia e tmerrshme u zbulua nga gazeta kineze The Paper.
Sipas raportimeve Dong e mbajti gruan e njohur si Xin Yan, në shtëpinë e tij në fshatin Mafangying që nga vitet 1990.
Media publikoi një video të një reporteri që vizitonte Xin Yan në shtëpinë e Dong.
Ajo shihet e shtrirë në një krevat dhe kur gazetari e pyet se kush është emri i saj dhe nëse ka fëmijë gruaja nuk është në gjendje ti përgjigjet.
Dong më pas e qorton Xin Yan dhe e godet me një shkop druri që të mos ishte në gjendje të bisedonte me gazetarin.
Më pas i thotë gazetarit se gruaja e tij ishte një budallaqe. Dong shtoi se nuk e dinte se sa vjeç ishte Xin Yan ose nga ishte. Të dhënat zyrtare të banimit tregojnë se Xin Yan ka lindur në vitin 1956.
Një fshatare, e njohur me mbiemrin Wang, i tha gazetarit se Dong dhe Xin Yan kishin disa fëmijë dhe por ai i shiti dy prej tyre.
“Ai gjeti trafikantë njerëzorë dhe shiti fëmijët e tyre,”- e akuzoi ajo.
Gjithashtu pohoi se Xin Yan u sëmur mendërisht pasi u mbyll dhe keqtrajtua nga Dong.
Sekretari i Partisë së fshatit, Zhang tregoi se Dong e mori në shtëpi Xin Yan pasi e takoi atë rastësisht dhe më pas bleu kikirikë dhe ëmbëlsira për fshatarët e tjerë për të shpallur ‘martesën’ e tyre .
Zhang pohoi se çifti kishte dy fëmijë që janë rreth 20-vjeç tani.

© Panoramaplus.al

