10 Korrik, 2019

Gruaja e këngëtarit shqiptar shfaqet e lumtur në muajin e gjashtë të shtatzënisë


Bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Ermal Fejzullahu, Ariana, është në pritje të ëmbël dhe për pak muaj do të sjellë në jetë fëmijën e katërt.

E për të celebruar kalimin e dy tremujorëve të parë, Ariana ka realizuar një set fotografik në një sfond tullumbacesh dhe gjethesh.

Në një foto të publikuar në profilin e saj në “Instagram”, ajo shfaqet me një kurorë lulesh, teksa qesh me të madhe dhe duket më e lumtur se kurrë.

Ndërkohë muajin e kaluar, Ariana pozoi me barkun e rrumbullakosur duke treguar se është në muajin e 5-të të pritjes së ëmbël.

Kujtojmë se Ariana dhe Ermali kanë edhe dy vajza të tjera: Bunën dhe Erën si edhe një djalë, Artin.

© Panoramaplus.al