Britney Spears ka postuar sërish foto të trupit të saj të zhveshur në Instagram, duke mos i lënë pothuajse fare vend imagjinatës.

“Energjia e gruas së lirë nuk është ndier kurrë më mirë ?,” shkruan superylli i popit, krah fotove që e tregojnë atë të veshur vetëm me një varse prej pëlhure të bardhë rreth qafës dhe me një palë çorape gjithashtu ngjyrë të bardhë deri në gju. Në foto, Spears mbulon gjoksin e saj të majtë dhe pjesën e poshtme dy emoji, një lule rozë dhe një zemër.

40 vjeçarja kohët e fundit tregoi në Instagram se lexonte komentet e njerëzve dhe e tha se “njerëzit janë absolutisht të urryer”. Për këtë asrye ajo i çaktivizoi komentet për postimin e saj të fundit nudo.
Fituesja e Grammy-t ka ndarë shpesh foto vitin e kaluar ku duket e zhveshur, ndërsa ishte në një luftë ligjore me babain e saj, Jamie Spears. Në shtator, pasi i ati i saj u pezullua nga roli i tij si kujdestar i pasurisë së Britney, ajo festoi duke shpërndarë një album fotosh nudo nga pushimet me të fejuarin e saj, Sam Asghari, në rrjetet sociale.
“Të luash në Paqësor nuk ka lënduar kurrë askënd !!!!” shkroi Britney krahas fotove, në të cilat u përdorën gjithashtu emoji me lule rozë për të fshehur pjesët e saj private të trupit.




© Panoramaplus.al

