Deputetja e PD, Grida Duma ka vendosur të heqë dorë nga mandati dhe të largohet nga jeta politike. Lajmi u konfirmua nga vetë Duma këtë të martë ne nje deklarate per mediat.

Grida Duma ka drejtuar deri tani Komisionin e Punës dhe Çështjeve Sociale në Kuvend.
Mësohet se pas largimit nga politika, Duma do t’i përkushtohet një tjetër projekti në vijim dhe që ka të bëjë me televizionin.
Kështu thonë burimet e ‘Gazeta Tema’, sipas të cilëve politikanja e njohur do të lërë postin e deputetes për të drejtuar një emision politike.



