27 Shkurt, 2019

Greta Koçi thumbon prezantueset e modelet që merren me muzikë: Është e dukshme, bëjnë mu…


Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Greta Koçi ka bërë së fundmi një bashkëbisedim me fansat e saj të shumët, ku ka zbuluar më shumë për veten e vet.

Pyetjet kanë qenë të ndryshme për Gretën, por një ndjekëse e ka pyetur atë se cila nga koleget e saj në Kosovë nuk ka vesh muzikor dhe nuk mund të quhet këngëtare.

Koçi nuk ka preferuar që të jap emra, por ka dhënë një mesazh thumbues për të gjithë ato prezantuese e modele që i futen muzikës e sipas sak nuk kanë lidhje me të.

“Gjersa është bërë e njohur dhe gjersa ju e cilësoni këngëtare, atëherë s’mund të gjykojmë e të themi se nuk ka vesh për muzikë. Pyetja mund të ishte se cila nga modelet, prezantueset e misset është bërë këngëtare edhe pse s’ka lidhje me këngën. Kësaj pyetjeje ju mund t’ia jepni vet përgjigjen sepse janë aq shumë dhe aq të dukshme sa ja bëjnë muuu”,  është përgjigjur Greta.

© Panoramaplus.al