26 Shtator, 2019

Greta Koçi, jo më 16 vjeç. E dini sa vjeç mbush?


Përveçse këngëtare me emër, emri i Greta Koçit lidhet edhe me veçantinë e moshës së saj sepse ’16-vjeçarja e përjetshme’ sot feston ditëlindjen.

Ajo mbush plot 28 vjeç dhe nuk i kanë munguar urimet e shumta për ditën e saj të lindjes. Por një suprizë e veçantë i ka ardhur nga motra e saj e vogël, Eni.

Një buqetë e madhe plot me trëndafila të kuq, të shoqëruar me gjëra të ëmbla, i kanë ‘trokitur’ Gretës në derë në mesnatë.

Eni dhe Greta, të dyja motra dhe këngëtare, e kanë ndarë këtë surpizë edhe me fansat e tyre në “Instastory”.

© Panoramaplus.al