3 Qershor, 2025

Gratë me këtë tipar kanë një jetë s*ksuale më të mirë


43% e grave vuajnë nga mosfunksionimi seksuale (libido e ulët, orgazma të rralla, marrëdhënie seksuale të dhimbshme), sipas një studimi të botuar në revistën shkencore Sexual Medicine.

Dhe ndërsa shumë mund t’ia atribuojnë këtë gjendje faktorëve mjekësorë (trajtimet me ilaçe, metodat kontraceptive, etj.), ka prova që ia atribuojnë mosfunksionimin seksual femëror personalitetit të individit.

Për këtë arsye, studiuesit u përqendruan te gratë që, në atë kohë, po i nënshtroheshin një forme trajtimi për të lehtësuar vështirësitë e tyre seksuale.

Atyre iu dhanë teste personaliteti për të parë se me cilat tipare (si ekstraversioni, pranueshmëria, ndërgjegjja, stabiliteti emocional dhe hapja ndaj përvojave të reja) identifikoheshin më shumë. Më pas, atyre iu bë pyetja se si i përballonin situatat, për shembull sa shpejt e pranonin një situatë ose sa shpesh ndaleshin te një problem pa gjetur një zgjidhje dhe thjesht e përjetësonin ankthin e tyre. Sipas studimit, mënyra se si i përballojmë ngjarjet rrit ose zvogëlon stresin që ndiejmë.

Stili i jetesës ndikon në kënaqësinë seksuale

Bazuar në përgjigjet e grave, studiuesit zbuluan se ato që ishin më pak ekstroverte, dhe për këtë arsye ka të ngjarë të kishin një pikëpamje më negative për jetën, kishin gjithashtu funksionim më të keq seksual.

Studimi zbuloi gjithashtu se gratë që ishin më ekstroverte dhe të hapura ndaj përvojave të reja kishin tendencë të performonin më mirë seksualisht, krahasuar me gratë që ishin introverte ose më pak të hapura ndaj përvojave të ndryshme. E njëjta gjë vlente edhe për gratë që kishin tendencë të kishin një pikëpamje negative për jetën ose vetëndëshkim.

Shkurt, kënaqësia e jetës suaj seksuale mund të varet nga sa pozitivisht e shihni jetën në përgjithësi, një gjetje e mbështetur nga hulumtime të tjera, siç është një i botuar në vitin 2016 që arriti në përfundimin se njerëzit më ekstrovertë kanë jetë seksuale më aktive sesa njerëzit më introvertë.

 

© Panoramaplus.al