16 Korrik, 2021

“Gratë janë zgjidhja”- Incidenti që i ndodhi Bieta Sulos dhe Alban Dudushit gjatë pushimeve në Sarandë, por ideja e saj i “shpëtoi”


Të gjithëve na ka ndodhur që kur nisemi me pushime, të kemi ndonjë incident.

Dhe këtyre incidenteve nuk u kanë shpëtuar as Bieta Sulo dhe Alban Dudushi.

Moderatorja ka rrëfyer se 3 javë më parë kishte planifikuar të nisej drejt Sarandës me fëmijët, bashkëshortin dhe motrën e tij.

Por Albani kishte sugjeruan që të udhëtonin drejt qytetit bregdetar me makinën e tij pasi ishte më e madhe, por Bieta Sulo kishte refuzuar.

Në emisionin “Ftesë në 5”, ajo tregoi se u nisën në pushime me dy makina të ndryshme, në mënyrë që të rrinin rehat nëpër automjete pasi ishte rrugë e gjatë.

Por “në mes të asgjëkundit”, Bieta Sulo tregoi se makina e Alban Dudushit u prish dhe u detyruan që të gjithë të udhëtonin me mjetin e saj, që ishte më i vogël.

Moderatorja theksoi se ishte ideja e saj që i “shpëtoi” pushimet, duke dalë në përfundimin se “gratë janë zgjidhja”.

“Para 3 javësh do të shkonim në Sarandë, po ishim vetë i pestë. Më thotë Albani, meqë je e lodhur se je mbas emisioneve, ikim me një makinë, bëni si bëni 3 veta mbrapa. Jo i thashë, rrugë shumë e gjatë për të qëndruar deri në Sarandë 3 veta mbrapa. Po marr makinën time, mbaj edhe djalin mbrapa që do flejë gjumë. Po, jo si këto diskutimet mes çiftit si përfundim duhet pak ajo koka jote shkëmb u nisëm me dy makina.

Unë me dy fëmijët mbrapa, Albani me të motrën para. Ec e ec, ishte edhe darkë, shikoj unë që Albani hap krahun. Në mes të asgjëkundit, makina as jepte dhe as merrte. Çfarë do bënim? Nxitonim me fëmijët me vete. Albani që ndihej në siklet thotë ikni para me makinën dhe ai të ktheje me karoatrec në Tiranë, por e bëja dot unë atë? Ta linim vetëm aty. Jo, nuk e bëja dot. Dhe u nisëm me makinën e vogël timen. Pra morali: gratë janë zgjidhja,”-tha Bieta Sulo.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al