13 Nëntor, 2021

Granit Cana u eliminua mbrëmë nga “Big Brother VIP”, reagon motra e ish-futbollistit


Granit Cana është i eliminuari i radhës nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Ish-futbollisti doli mbrëmë jashtë, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 100 mijë eurosh.

granit cana (2)

Gjatë qëndrimit në shtëpi ai u përfol shumë për një lidhje me Fifin, por në fund, modeli vendosi të tregojë se është i dashuruar me një vajzë jashtë shtëpisë dhe se këngëtaren e sheh vetëm si motër. Pas kësaj deklarate, ai i tha Fifit se ka qenë afrimiteti i madh i saj ai që e ka penalizuar dhe që nuk e ka lënë të njihet edhe me të tjerët aty brenda.

Më pas, ishte po vetë ai që i kërkoi artistes të kalonin kohë bashkë, sepse Fifi ishte i vetmi njeri së cilit mund t’i besonte aty brenda. Pas daljes së Granitit, ka reaguar për herë të parë edhe e motra e tij, Genta Cana.

granit

Ajo publikoi në Instastory-n e saj një foto që i ka bërë të vëllait gjatë kohës që ishte në studio me Arbanën, krahas së cilës shkroi: “Bravo Granit Cana. Mbaroi më në fund”.

Postimi i Gentës për Fifin në rrjete sociale pasi Graniti i tha se dëshiron të ketë vetëm një raport shoqëror, bëri xhiron e rrjetit. Mes fjalëve që ajo kishte shkruar, ishin edhe “shpëtove nga ajo psikopate dhe e sëmurë mendore”. Për shkak të keqkuptimit të madh të krijuar te publiku, Genta tha gjatë një interviste për “Prive” se ka kërkuar që të shkojë të martën në shtëpinë e “BBV” për të folur publikisht, por për shkak të punëve kjo gjë nuk u realizua.

granit

Nuk i kam thënë ato fjalë, nuk i mendoj ato fjalë, për më shumë që është femër, mua nuk ma lejon as etika morale, e as etika profesionale që të dal me fjalë të shëmtuara e aq të ndyra për një person që është publik. Për të gjithë atë që e kanë vënë në dyshim nëse jam apo jo feministe unë jam shumë feministe.

I përkrah shumë femrat. Kam pas edhe shoqe që sot janë nëpër spektakle të ndryshme falë meje, sepse jam shumë përkrahëse ndaj atyre, sidomos për ato femra që kanë bo gjithçka vetë në këtë jetë. Jam femër vetë, jam nënë e një vajze dhe jam vajza e një nane që ka sakrifikuar jetën e saj vetëm për t’i parë fëmijët e saj në rrugën e drejtë. Unë nuk e menaxhoj 100 për qind Instagram-in tim, kam dikë mbrapa meje që më qëndron se kam shumë obligime. Unë Ellën nuk e dërgoj ende në kopsht të fëmijëve, prandaj e kam të pamundur të jem non stop në rrjete sociale.

fifi granit (1)

Unë edhe Granitit i kam thënë nuk muj me ta menaxhu Instagram-in se nuk kam kohë. Për këtë arsye e kemi lënë te i njëjti person. Ato fjalë aq të këqija, të ndyra, të shëmtuara, i ka thënë një vajzë nga një llogari fallco. Me emrin Zana në mos gaboj.

Meqë e kam dhënë lejen këtij djalit që të menaxhojë Instagram-in tim, çdo tag i Gentës të bëhet repost, sepse është lloj përkrahje, marketing, reklamë. Në atë kohë isha duke vu vajzën në gjumë, ai postim ka qenë rreth gjysmë ore në Instagram-in tim. Jam shoku kur e kam parë. E kam heq menjëherë.

fifi granit cana (3)

Nëse ato fjalë ishin të Gentës, i kisha mbajt deri në fund. Po në asnjë mënyrë ato fjalë janë definitivisht shumë të ulëta dhe i bëj lutje të gjithëve ta marrin më me sportivitet këtë lojë, se secili po luan me strategjinë e vet.

Edhe për mua ka qenë traumatike këto ditë se më kanë ardh komente të ndyra, të këqija. Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje është se këto komente më kanë ardh nga nëna me fëmijë. E kam sqaru me motrën e Fifit konkretisht me Edonën edhe ia kam shpjegu të gjithë rrjedhën si ka qenë deri te ardhja e postit në Instagram-in tim”, sqaroi Genta Cana.

fifi, granit cana (1) fifi granit cana (8) fifi granit cana (2) granit cana6

© Panoramaplus.al