27 Shkurt, 2022

Granit Cana mbyll lidhjen me aktoren kosovare, shfaqet çift në festën e “Big Brother”! Fifi tha se ishin miq, por modeli as nuk e përshëndet


Ndonëse nga shtëpia e “Big Brother” doli shpejt, Graniti mbetet një nga emrat më të lakuar të “Big Brother”. Teksa brenda shtëpisë pati një marrëdhënie të ndërlikuar me Fifin, jashtë duket se jeta e tij ka ndryshuar totalisht.

fifi granit cana (2)

Kur hyri në shtëpi, ai la jashtë një marrëdhënie pezull. Historia e tij me aktoren kosovare u përfol edhe brenda shtëpisë, ku shumë ishin në dijeni të kësaj historie, ndonëse ai deklaroi se ishte single.

granit cana (2)

Por duket se kjo marrëdhënie tashmë është mbyllur dhe ish-futbollisti ka vijuar me jetën jashtë shtëpisë. Bëhet me dije se në festën e organizuar, Graniti ka qenë në shoqërinë e një vajze. Pak dihet për identitetin e vajzës që ka qëndruar në krah të ish-banorit për gjatë gjithë natës.

granit cana (4)

Së bashku me sportistin kosovar, kanë qenë edhe ish-banorë të tjerë. Dj Dagz dhe Dj Pm kanë qenë bashkë me të në tavolinë. Natyrisht që pranë tyre nuk kishin sesi të mungonin edhe partneret e tyre, Einxhel Shkira dhe Sarah Berisha. Mesa duket kjo paska qenë tavolina e çifteve të Kosovës, duke qenë se edhe Graniti dhe vajza në fjalë kanë qëndruar bashkë me dy Dj përgjatë festës.

granit cana1

Por ajo që ra në sy është fakti se përgjatë mbrëmjes ai nuk ka pasur asnjë kontakt me Fifin. Mbrëmjen e së martës, në “Post Big Brother”, Fifi u shpreh se tashmë ka një marrëdhënie miqësore me Granitin.

granit cana

Kështu këngëtarja konfirmoi se gjithçka çfarë ndodhi në shtëpinë e “Big Brother” ishte mbyllur brenda lojës. Kujtojmë se Fifi aktualisht ka nisur një lidhje dashurie me Adisin, ish-burrin e Adrola Dushit. Çifti që ka disa javë së bashku, ishin edhe në festë.

fifi granit cana (4)

Përgjatë gjithë kohës ata janë shfaqur duke u puthur e përqafuar të pashqetësuar nga sytë e kureshtarëve. Ndonëse deklaroi se tashmë me ish-futbollistin ishin miq, Graniti dhe Fifi as nuk kanë folur në festën e organizuar.

fifi adis patushi2

Bëhet me dije se ata ishin në tavolina të ndryshme dhe se për asnjë moment nuk janë shkëmbyer me njëri-tjetrin, duke pasur kështu një marrëdhënie të ngrirë.

fifi granit feste2

Graniti ishte arsyeja që Fifi u ndje keq brenda lojës, çfarë solli dhe ndërhyrjen e doktorëve. Fifi kishte shprehur pëlqim ndaj Granitit në këtë reality-show, por ai mbylli gjithçka duke i thënë se e sheh si motër.

graniti fifi

Ndërsa me zyrtarizimin e lidhjes së Fifit duket se Graniti nuk ka reaguar si mik, madje as si dashamirës, pasi ai ka postuar në “Instagram”, një story të fortë ndaj saj.

fifi

“Kush është fals ose real, tani duket shumë qartë”, shkroi ai pa kontekst duke mos e sqaruar se kujt i referohet ky dedikim, por që fansat menjëherë e lidhën me lidhjen e re të Fifit.

fifi granit cana (10)fifi granit cana (9)fifi granit cana (1)fifi granit festefifi-3fifi (2)fifi adis patushi3fifi adis patushi

© Panoramaplus.al