Ada Deda, vajza e ish-deputetes së PD-së, Albina Deda, kritikoi aftësitë profesionale të prezantueses Argjira Spanca.

E ftuar në “Best Deal”, ajo së bashku me një tjetër blogere shqiptare, Keishlin, filluan të flisnin për çiftin më të ri të showbizz-it, Graciano Taganin dhe Argjirën.

“Mua më mek ky çifti Graciano me Argjirën. Më mekin shumë. Bëjnë si super VIP-a. I shoh kudo”,- tha Keishli fillimisht.

Më pas, Ada shtoi: “Argjira e nisi kot! E nisi tek Top-i duke rregulluar disa bluze dhe u bë autore e ‘She’s On Top’. U bë edhe prezantuese. Merrte një bluzë, i priste mëngët, e vishte gjasme në tre mënyra dhe kaq. U bë e famshme!”.

Pasi kanë dëgjuar thumbat nga dy vajzat, Argjira dhe Graciano i kanë ironizuar ato. Balerini shqiptar publikoi në Instastory-n e tij një video të realizuar nga gazetari Flor Gjini.
“Ku jeni o VIP-sa, ku jeni?“, dëgjohet të thotë Flori në sfond, teksa Argjira dhe Graciano hipin në makinë duke qeshur.

“Ti je ai që e mban gjallë ‘Top Channel’”, i përgjigjet Graciano më pas.


