
Çifti Graciano Tagani dhe Argjira Spanca u bënë kryefjalë e mediave rozë pak ditë më parë pasi u aludua se prisnin fëmijën e tyre të parë. Çifti po shijojnë prej shumë kohësh një romancë dhe bashkëjetojnë së bashku, por ende nuk e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në fejesë ose martesë.
Ishte një video e publikuar nga ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Bruno Shemsho, ajo që i ka bërë lëmsh të gjithë.
Bruno publikoi një video në Instastory ku shfaqej së bashku me moderatoren. Gjatë videos ai shprehej: “Jemi këtu me Argjirën e cila është shtatzënë, pret një beb”, ndërsa në mbishkrimin e postimit Bruno shkruante: “Unë ftesën për baby shoëer-in e mora. Meqë ra fjala, një nga çiftet më pozitiv në tv.”

Por, duket se e gjitha ka qenë shaka, pasi ditën e sotme gjatë pjesës së parë të “E diell” moderatorja mohoi të ishte në pritje të ëmbël.
“Nuk jam shtatzënë, është ende herët, ka kohë!”- u shpreh Argjira duke vënë kështu pikat mbi “i”.
Rikujtojmë se dyshja tha publikisht muaj më parë se dëshira e tyre më e madhe tashmë është të bëhen prindër për herë të parë.
Çifti u shpreh se bashkë me disa plane dhe projekte të tyre, e kanë menduar dhe e presin ardhjen e fëmijës. “Ajo gjë na pret është e ditur. Ne kemi filluar planet që do të ndërrojmë shtëpi do bëjë disa gjëra tonat dhe bashkë me këto plane vjen dhe fëmija”, tregoi moderatorja.


