29 Qershor, 2022

Grabitën mesfushorin e kombëtares italiane në vilën e “Fenomenit” Ronaldo, policia spanjolle arreston tre përgjegjësit


Një ngjarje e pakëndshme i ndodhi mesfushorit të kombëtares italiane, Marko Verati, i cili së bashku me bashkëshorten e tij, po shijonin pushimet në Ibiza, kur tre persona i grabitën 3 milionë euro. Vila ku çifti po qëndronte për të kaluar pushimet ishte në pronësi të futbollistit legjendar brazilian, Ronaldo “Fenomenit”.

Collage Maker-29-Jun-2022-08.57-PM

Gjithsesi duket se policisë spanjolle nuk i është dashur shumë për të arrestuar personat që e kryen këtë grabitje. Tre të dyshuarit janë pjesë edhe pjesë e një rrjeti kriminal që policia vendase e ka ndjekur prej kohësh.

Ky është një lajm i mirë për Veratin dhe bashkëshorten e tij, Xhesika Aidi, të cilët mund t’i kalojnë të qetë këto ditë të fundit të pushimeve që i kanë mbetur.

© Panoramaplus.al