Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj duket se kanë nisur të flirtojnë me njëri-tjetrin, që pas daljes së Semi Jaupajt nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Dy artistët janë parë shumë të afërt gjatë këtyre ditëve e kjo nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga banorët e tjerë.

Ditën e djeshme, Donaldi dhe Beatrix janë larë bashkë në dush. E veshur me bikini të verdha, këngëtarja vendosi t’i bashkohej aktorit të humorit, i cili po lahej i vetëm. Pas disa minutash, artistja i kërkoi Veshajt ta ndihmonte për t’i prerë llastikun që kishte tek flokët.
Donaldi u tregua i gatshëm ta ndihmonte dhe kjo skenë ka nxitur reagimet e banoreve të tjera që ishin të pranishme në zonën e tualeteve. Mes tyre ishte Beniada, Monika dhe Antonela, e më pas erdhi edhe Monika.
Ato nisën të këndonin e të kërcenin, si një mënyrë për të ngacmuar dyshen.
Donaldi dhe Beatrix janë parë bashkë edhe në momente të tjera gjatë ditës. Ata kanë qëndruar jashtë në shi, ashtu sikurse edhe janë kapur dorë për dore.
Nuk dihet nëse aktori ka nisur ta pëlqejë vërtet Beatrixën, apo kjo është thjesht pjesë e lojës së tij. Nga ana tjetër, disa javë më parë, Donaldi ka deklaruar se nuk do të lidhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, sepse ka hyrë dhe do të dalë i vetëm.

Ai i ka premtuar edhe moderatores Bora Zemani se do të sqarojnë marrëdhënien që kanë me njëri-tjetrin kur të dalë jashtë. Këngëtari ka deklaruar se Bora është “femra që ka dashur më shumë gjatë gjithë jetës së tij”. Por nga ana tjetër, ai ka thënë gjithashtu se nuk është i lidhur me Zemanin edhe pse kanë shkëmbyer një puthje në buzë para të gjithëve.


