7 Korrik, 2022

Gold AG bën komentin e papritur për ndarjen nga jeta të gazetarit Kastriot Myftaraj: Shyqyr që nuk e paska lënë për nesër


Gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj u nda ditën e sotme nga jeta. I ndjeri dyshohet se ka kryer vetëvrasje, pasi policia konfirmoi se ai u hodh nga kati i katërt i banesës në Tiranë.

Imami Ahmed Kalaja ka bërë një postim në Facebook, duke porositur ndjekësit e tij që të mos shprehin ngushëllime për vdekjen e Myftarajt. Kjo për shkak të qëndrimeve që gazetari ka patur ndaj fesë islame.

“I mbeti ëndrra pa realizuar… Lajm i darkës së Arafatit quhet ky… Zotin e kam dëshmitar që e besoja se do jetë shembull për tallësit me fenë para tij. Ky ka bërë thirrje për gjenocid ndaj muslimanëve autoktonë shqiptarë, se duhet të arratisen ne Turqi a arabi?! Madje ligjëronte çdo lloj forme spastrimi ndaj tyre… Madje kishte kallëzuar Kuranin në prokurori… Nuk lejohet të shahet i vdekuri prandaj mbajeni veten se tregon mungesë niveli por mund të bëni dua alejhi! Ej se mos lutet ndonjëri për rahmet, apo na thotë ngushëllime se do pësojë, BLOCK! Paralajmërim kam frikë se edhe “Lëpirsi” që merret me Kuranin do të ketë të njëjtin fat”, shkroi ndër të tjerash Kalaja në Facebook.

Mes komenteve të shumta ka marrë vëmendje ai i reperit të njohur shqiptar, Gold AG. Artisti i cili i ka dedikuar disa here këngë fesë, ka ironizuar me vdekjen e Myftarajt, duke shkruar në komentin e tij: “Shyqyr që nuk e paska lënë për nesër habib, se soji i tij do të kishte menduar që ishte i mirë pasi iku (vdiq) në xhuma(të premten)”.

Ndërkohë, mbi këtë koment ka pasuar një tjetër replikë nga vet Kalaja, i cili i shkruan reperit Agushi: “Ku të shkon mendja, i rrezikshëm, po edhe habib je”.

© Panoramaplus.al