Machine Gun Kelly mbeti i gjakosur nga pasi përplasi në kokë një shishe shampanjë në një koncert të zhvilluar të martën.

Në fakt duket se rokeri nuk e ka aspak problem të ndajë foto me ndjekësit e tij edhe kur është në gjendje jo të mirë. Këngëtari iu ka uruar “mirëmëngjes” fansave të tij krahas një foto që tregon më nga afër plagën e thellë në vetullën e tij.
“Oh dreq,” tha 32-vjeçari ndërsa tërhoqi flokët e tij rozë për të parë vetullën e tij të gjakosur, e cila i ishte tharë gjatë natës.

Më herët rokeri postoi disa foto në Instagram nga koncerti Mainstream Sellout Tour në Madison Square Garden, së bashku me festën pasuese në Catch Steakhouse ku ndodhi incidenti.
“NYC, ti je Shën Valentini im i përgjakur”, ka shkruar Kelly krahas fotove.
Në festën e mëvonshme, ylli i muzikës rock mbajti një fjalim para turmës – e cila përfshinte të fejuarën Megan Fox, Avril Lavigne, Landon Barker dhe të dashurën e tij të re, Charli D’Amelio – kur vendosi të godiste shishen në kokë, duke dërguar copa xhami përreth.
“Nuk më plas fare, vëlla. Nuk më interseon”, tha ai në një mikrofon përpara se të bënte një performancë të improvizuar të këngës së tij hit “My Ish’s Best Friend”.

Sipas një dëshmitari okular, ylli i rock-ut refuzoi fashat nga stafi dhe zgjodhi të përdorte një leckë për të pastruar rrëmujën e përgjakshme.
Megjithatë, ky nuk ishte i vetmi shpërthim i këngëtarit të “Emo Girl” atë natë. Gjatë koncertit të tij në Madison Square Garden, rokeri u kap duke i bërtitur një anëtari të ekuipazhit në mes të shfaqjes së tij.
Fansat thonë se Kelly doli jashtë skenës për t’u përballur me një punëtor përpara se të mbahej nga një anëtar tjetër i ekuipazhit ndërsa grupi i tij luante. MGK më në fund u kthye në skenë ku në modë të vërtetë punk-rock, ai e theu kitarën e tij në copa.
© Panoramaplus.al

