Deputetja kosovare Adriana Matoshi ka qenë shpesh herë në qendër të vëmendjes për stilin e saj të guximshëm në kuvend dhe jo vetëm.

Se fundmi, deputetja njëkohësisht edhe aktorja ka marrë pjesë në Komisionin për Arsim në takimin mes përfaqësuesve të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK) dhe dy ministrive të Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Arsimit dhe Financave.

Ndonëse një mbledhje mes zyrtarësh, Matoshi nuk hezitoi të shpaloste stilin e saj. Këtë herë të gjithë vëmendjen e mori modeli i saj i flokëve. Aktorja kishte zgjedhur të bënte një topuz në majë të kokës me gërsheta.

Kujtojmë që deputetja disa herë ka qenë kryefjalë e mediave për paraqitjen e saj në kuvend. “Veshjet e mia gjithmonë janë artistike dhe askush nuk vendos si unë vishem në Kuvend,”– deklaroi Adriana Matoshi pas gjithë kritikave.


