14 Tetor, 2023

“Goca ka shumë…”- Stine zbulon për herë të parë talentin e vajzës së tij


Këngëtari i njohur Stine sditën e sotme gjatë një interviste për emisionin “Aldo Morning Shoë”, ka zbuluar më shumë rreth jetës së tij personale.

Ai tha se vajza e tij, Estia ka shumë talent në muzikë dhe i ka hyrë kësaj rruge, ndërsa shtoi se është shumë i lidhur me të bijën.

Pjesë nga intervista:

Aldo: Kë vëlla dhe dy motra të tjera, kanë lidhje me artin apo jo?

Stine: Po, pothuajse të gjithë e kanë veshin e muzikës.

Aldo: Vërtet! Goca?

Stine: Goca ka shumë, e kemi fut për violinë.

Aldo: Ka filluar të këndojë?

Stine: Po, po! E ka gjenetike, e ka marrë nga të dy.

Aldo: Si baba, si je ti? Apo ç’të pyes ty unë?

Stine: Unë çdo ditë përpiqem të jem një baba i mirë, të gjej kohën.

Aldo: Por në fakt?

Stine: Në fakt, jam baba i mirë. Mendoj dhe jam.

Aldo: Ke ndonjë pendesë në lidhje me gocën, domethënë në sensin e kohës, të përkushtimit?

Stine: Normalisht e kam javën të ngarkuar, por në momentin që gjej hapësirë shkoj te vajza. Do doja të gjeja më shumë, jemi në fazë pune tani, vjen ajo më shumë te unë.

 

 

© Panoramaplus.al