10 Nëntor, 2021

Konfirmohet sezoni i dytë i “Squid Game”, ja çfarë tha regjisori për fansat e serialit


Krijuesi i serialit “Squid Game” në Netflix ka konfirmuar se do të ketë një sezon të dytë. Regjisori dhe shkrimtari Hëang Dong-hyuk tha se nuk kishte zgjedhje tjetër përveç krijimit të një sezoni të ri pas popullaritetit global të serialit.

squid game

Sipas “Netflix”, sezoni i parë pati 111 milionë shikime. Ai bënte fjalë për një shoqëri të dëshpëruar, të zhytur në borxhe dhe lojtarë që luajnë me vdekjen për të kënaqur njerëzit e pasur. “Squid Game” konsiderohet të jetë një realitet vrasës i shoqërisë kapitaliste.

Hwang Dong-hyuk tha: “Ka qenë një presion i madh, shumë kërkesa dhe shumë dashuri për një sezon të dytë. Diçka e tillë është në mendimet e mia për momentin. Po planifikoj procesin. Por është shumë herët për të thënë se si do të ndodhë, por ju premtoj se Gi-hun do të kthehet dhe do të bëjë diçka për botën”.

squid game (3)

“Squid Game” u publikua më 17 shtator dhe vetëm dy ditë më vonë, hyri në 10 shfaqjet kryesore në nivel global. Të nesërmen, ishte në Nr.2 para se të zinte vendin e parë më 21 shtator.

Megjithatë, përpos suksesit, prindërit janë paralajmëruar të mos i lejojnë fëmijët e tyre të shikojnë “Squid Game” në “Netflix”. Sipas “Daily Mail”, arsyeja është fakti që fëmijët e moshës gjashtëvjeçare po kopjojnë sfidat e dhunshme.

Megjithëse shumë nga lojërat e paraqitura në serial kërkojnë armë dhe pajisje të specializuara, disa janë versione të dhunshme të lojërave të thjeshta për t’u rikrijuar nga fëmijët.

Shumë fëmijë nuk po e shikojnë serialin në “Netflix”, por i kanë hasur skena të tij në ‘TikTok’, ku përdoruesit e mediave sociale postojnë versionet e lojërave.

squid game (2) squid game (1) squid game

© Panoramaplus.al