9 Gusht, 2023

“Gjysma ime…”- Lumi B feston ditëlindjen, urimin më të veçantë këngëtari e mori nga bashkëshortja


Sot është një ditë shumë e veçantë për këngëtarin e njohur shqiptar Lumi B.

Artisti feston 37-vjetorin e lindjen, ndërsa në këtë ditë kaq speciale për të ai mori urime të shumta nga miqtë e tij më të mirë.

Mirëpo atë më të veçantin Lumi e mori nga bashkëshortja e tij, Miranda.

Ajo ka postuar në InstaStory një foto së bashku me këngëtarin, teksa krahas saj ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen gjysma ime, në ditët e mira dhe të këqija gjithmonë mbështetja ime më e fortë.”

Gjithashtu edhe reperi ka postuar një foto të tij në Instagram, ndërsa krahas saj ai ka uruar veten.

“U plaka…”, ka shkruar Lumi, teksa ka falenderuar të gjithë për urimet.

 

© Panoramaplus.al