Enca Haxhia është një ndër personazhet më të komentuar në media. Këngëtarja e njohur tërheq shpesh vëmendjen e ndjekësve jo vetëm me pozat apo skenat e nxehta në videoklipe, por edhe me veshjen e saj ekstravagante.

Në “Instastory” Enca ka treguar së fundmi se disa prej ndjekësve të saj duket se nuk kënaqen asnjëherë. Ajo ka zbuluar se ka disa që e kritikojnë kur ajo shfaqet e zhveshur por edhe e veshur.

Këtë e tregoi duke postuar bisedën që ka realizuar me një ndjekës. “Gjyshja ime i ka më të mira, besomë”, i shkruante ndjekësi për të pasmet të cilat i kishte ekspozuar në një foto në “Instastory”.

Ndërkohë Enca i përgjigje: “A ja shef shpesh by*hën gjyshes?”.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
