15 Shkurt, 2022

Gjyqi ndaj Princ Andrew/ Virginia Roberts: Kam humbur foton origjinale, avokatët e Dukës: Ka publikuar një montazh


Virginia Roberts pretendon se ka humbur foton e saj origjianle me Princ Andrew, gjë që mund të çojë më tej argumentin e familjes mbretërore se imazhi ishte i fotoshopuar.

“Fotografia nuk është në posedim të Virxhinias,” tha Daily Beast, një burim i afërt me Roberts, e cila tani mban mbiemrin e saj të martuar Giuffre . Është marrë nga pedofili i dënuar Jeffrey Epstein, me mikeshën e tij, Ghislaine Maxwell.

Një tjetër burim i brendshëm tha se ata nuk ishin të sigurt nëse  fotoja origjinale ekzistonte ende. Ishte në një nga kutitë e dërguara nga në shtëpinë Giuffre në Kolorado në Sydney, Australi, ku ajo tani jeton tashmë.

Fotografia famëkeqe është bërë në  shtëpinë e Ghislaine Maxwell në Londër në mars 2001 dhe në të duket princ Andrew i buzëqeshur me krahun e vendosur rreth belit të Giuffre kur ajo ishte 17 vjeçe, ndërsa Maxwell qëndron pas çiftit në një derë.

Fotografia është bërë nga një fotograf profesionist dhe Giuffre pretendon se fotografia e cila i ka fituar asaj 160,000 dollarë në tarifat e medias dhe është ekzaminuar më parë nga FBI si provë e mundshme kundër Jeffrey Epstein është  marrë në të njëjtën natë kur Duka i NY dyshohet se e ka sulmuar seksualisht herën e parë.

Princi Andrew dhe ekipi i tij ligjor po e kundërshtojnë këtë çështje civile në Nju Jork të nisur nga Giuffre gushtin e kaluar, në të cilën ajo pretendon se MB e ka sulmuar atë tre herë. Ai i ka mohuar me bindje të plotë akuzat ndaj tij që kur u bënë publike.

Një avokat amerikan që punon për Dukën ka punësuar që një ekspert fotografik të studiojë origjinalitetin e fotos nëse mund ta aksesojë atë. Avokati shpreson se eksperti do të hedhë dyshime mbi vërtetësinë e fotografisë.

Vetë Andrew mohon të ketë takuar ndonjëherë Giuffre dhe thotë se fotografia mund të jetë e edituar. Çuditërisht, shoqja e tij Lady Victoria Hervey, pretendon se  turpi një burrë irlandez është përdorur duke i vendosur kokën e Andrew të fotoshopuar.

Avokatët e Giuffre thuhet se nuk janë në dijeni të vendndodhjes së fotografisë dhe, sipas Daily Beast, askush në ekipin e saj ligjor nuk e ka parë ndonjëherë imazhin origjinal.

Dëshmia ‘kritike’ thuhet se është zhdukur diku midis 2011 dhe 2016 kur Giuffre emigroi në Australi nga Kolorado.

Avokatët e Andrew argumentojnë se pa kopjen origjinale, nuk ka asnjë mënyrë për të provuar se imazhi nuk është falsifikuar. Megjithatë, burimi  për Giuffre vuri në dukje se shpesh herë fotot origjinale nuk janë të sakta dhe vetëm kopjet mbijetojnë.

Kur u pyet nëse ishte e çuditshme që Giuffre zbuloi gabimisht një foto që ishte me interes për FBI-në, burimi tha: “Mos harroni në kohën që ajo po intervistohej nga FBI, nuk po padiste askënd.

“Ajo nuk po merrte këshilla ligjore. Ajo tani ka kaluar gjashtë apo shtatë vjet proces gjyqësor dhe ka avokatë që e këshillojnë dhe jam i sigurt se do të sillej ndryshe, por atëherë ajo ishte thjesht një vajzë e re’, shtoi burimi.

Daily Beast pretendon se burimi nuk iu përgjigj pyetjeve se çfarë përpjekjesh janë bërë për të gjetur imazhin origjinal ose kutitë në të cilat me sa duket është ruajtur.

Ata tregojnë se autenticiteti i fotografisë synon të mbështesë mbrojtjen e Andrew-s në deklaratën e tij : “Kurrë nuk e kam takuar atë”.

“Fotoja nuk i tregon ata duke bërë seks. Por kjo tregon se ata ishin bashkë. Kjo tregon se ata u takuan. Sa më shumë ai lufton për atë fotografi, aq më shumë ai nënvizon faktin se çështja e vërtetë e besueshmërisë për të tani është nëse ai e ka takuar ndonjëherë atë. Kjo është një betejë e humbur për të”-argumentoi burimi.

Ekipi ligjor i Dukës së NY është përpjekur në mënyrë të përsëritur për të hequr çështjen përpara se të arrijë në sallën e gjyqit, por deri më tani kanë dështuar.

Ndërkohë, pozita e Andrew brenda familjes mbretërore britanike është përkeqësuar. Ai u tërhoq nga detyrat mbretërore në vitin 2019 dhe i ktheu patronimet dhe titujt e tij ushtarak në fillim të këtij viti, pasi çështja arriti në gjykatë.

Giuffre pretendon se ajo ishte trafikuar nga Epstein dhe Maxwell. Kjo e fundit rrezikon deri në 40 vite burg pasi u dënua për një sërë veprash seksuale në Nju Jork, ndonëse ka bërë kërkesë për rigjykim.

© Panoramaplus.al