Kënga e re e Taynës mori përpara shumë persona të showbizit shqiptar.

Ndonëse u duk se “diss-et” kishin marrë fund mes repereve, me këtë këngë Doruntina Shala nuk harroi t’ja “gjuante” disa rima ish-bashkëpunëtores së saj Dafina Zeqirit dhe rivales, Melinda Ademit.
Por, një tjetër detaj ju ka shpëtuar nga ky projekt i fundit i reperes. Shala ka kopjuar një fragment të këngës nga një artist jamaican, i quajtur Jason McDermott ose siç njihet me emrin e artit Stylo G.
Po flasim për rrjeshtat: “Pull up in a pull up in a fresh Addidas, Tayna might ride them never need gas”. I njëjti fragment është përdorur nga Stylo G dy vite më parë në këngën e tij “Bam Bam” të publikuar më 6 shkurt 2020.
@shqipforyou Oops!? #tayna #taynator #melinda_ademi #dafinazeqiri #noizy #dhuratadora #elvanagjata #elvanagjata #mozzik #donxhoni #fyp #foryou #loredana ♬ original sound – Shqip Trendings
Nga ana tjetër kujtojmë që një muaj më parë në rrjet qarkulluan disa foto të këngëtares e cila ndodhet në Milano dhe krah saj është një mashkull misterioz i cili dyshohet se është futbollisti i njohur Giovani Santoro. Dyshja dukeshin duke shkrepur disa fotografi me njëri-tjetrin. (Pamjet u publikuan nga faqja ‘Vipat e Bllokut’).


