3 Korrik, 2021

Gjon Muharremaj së shpejti me një koncert në Shqipëri! Këngëtari zbulon detajet e para


Këngëtari me origjinë shqiptare, Gjon Muharremi, i cili përfaqësoi Zvicrën në “Eurovision 2021”, do të mbajë një koncert në Shqipëri.

gjon muharremaj (6)

Lajmin emocionues e bëri të ditur vetë artisti gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në rrjete sociale.

gjon muharremaj (7)

Ndonjë koncert në Shqipëri?”, u pyet Gjoni, i cili u përgjigj: “Po, në ‘Zafestival’. 31.07.2021”.

gjon muharremaj (1)

Kështu këngëtari zbuloi edhe datën eventit të shumëpritur që do të jetë në fund të këtij muaji.

gjon muharremaj (3)

Gjatë intervistave të ndryshme që ka dhënë, Gjoni ka treguar se karrierën e tij artistike do ta vazhdojë në Paris, Francë.

gjon muharremaj (2)

Megjithatë, ai pohoi se kurrë nuk e ka mohuar origjinën shqiptare.

Nuk e kam fshehur kurrë që jam shqiptar dhe jetoj sikur jam në tre vende, Shqipëri, Kosovë dhe Zvicër. Ajo që më ka dhënë mua famë ka qenë ‘Albanian’s Got Talent” dhe ‘The Voice Kids” kur këndova këngën time ‘Babi’.

gjon's tears, gjon muharremaj (9e)

Dua tu them të gjithë atyre që kanë plane në muzikë që të punojnë sa më shumë, të kenë besim tek vetja”,- tha në atë kohë Muharremaj.

© Panoramaplus.al