Dy binjakët më të komentuar, Donald Veshaj dhe Romeo Veshaj festojnë sot ditën e tyre të lindjes.

28-vjetori i tyre i lindjes i ka gjetur djemtë pranë familjarëve të tyre, por urimin më të veçantë padyshim që e mori Donaldi nga partnerja e tij Bora Zemani.

Si rrallë herë, në këtë ditë të veçantë moderatorja ka ndarë disa foto të veçanta ku shfaqet me aktorin, teksa krahas tyre i ka dedikuar fjalët e ëmbla.
“Une e di qe ti je githmone bashke dhe asnjehere vetem me @romeoveshaj por ti e di qe do jesh gjithmone bashke dhe asnjehere vetem, me mua!”– ishte urimi i Borës.

Kujtojmë se historia etyre e dashurisë, ka qenë një ndër më të komentuarat në showbizin shqiptar. Çifti ka qenë në vëmendje të të gjithë ndjekësve sidomos gjatë “Big Brother VIP 1”, ku puthja e tyre numëron miliona klikime në rrjete sociale.


