28 Maj, 2019

“Gjithmonë kështu…”, Ilir Shaqiri poston foton romantike me bashkëshorten


Në familjen e balerinit të njohur shqiptar, Ilir Shaqiri, sot ka festë. Partnerja e tij, Emanuela Morini, feston ditëlindjen.

Iliri dhe Emanuela kanë një vajzë që quhet Emily, e cila ka trashëguar talentin e babait. Ajo i është përkushtuar baletit, por merret edhe me aktrim.

Ndërkohë në këtë ditë të veçantë për bashkëshorten e tij, Iliri ka vendosur që ta urojë atë nëpërmjet një postimi romantik në “Instagram”.

“Gjithmonë kështu, të dua”, shkruan Iliri bashkëngjitur me foton ku çifti shfaqet duke u puthur.

© Panoramaplus.al